25,02,2025

Deputetët takojn ambasadorin e Zvicrës, bisedohet për bashkëpunim dhe përkrahjen e arsimit dhe bizneseve

Must Read

Deputetë nga Grupi i Miqësisë Kosovë-Zvicër, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pritën në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Zean-Hubert Lebet.

Në kuadër të këtij takimi, përveç tjerash, u diskutua për mbështetjen e shtetit zvicran ndaj Kosovës, çështjen e sigurimeve shëndetësore për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër, shkëmbimet tregtare dhe tregtinë e lirë ndërmjet vendeve tona, në këtë kuadër, diskutuam për barierat tregtare mbi aplikimin e masës mbi taksën shtesë dhe shpenzimet doganore për produktet e Republikës së Kosovës në tregun zvicran, aktualitetin politik në vend.

“Gjatë takimit, kërkuam vazhdimin e mbështetjes së politikës zvicrane për Kosovën, mbështetjen e bizneseve tona prodhuese, bashkëpunimin dhe përkrahjen për shkollat profesionale përmes projekteve ndërshtetërore në fushën e aftësimit dhe formimit profesional, mbështetjen në realizimin e prioriteteteve e politikave sociale ndaj kategorive të caktuara” ka thënë deputeti Elmi Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img