Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrin e Arsimit Ramë Likaj për ndërtimin e një çerdhe të re në Ferizaj.
Kjo çerdhe pritet të ndërtohet në kompleksin e shkollave të mesme, afër shkollës Qendra e Kompetencës në rrugën “Rexhep Bislimi”
Bëhet e ditur se kjo çerdhe do të ketë një kapacitet për 200 fëmijë, investim ky nga MASHT dhe komuna e Ferizajt.
“Shtrirë në 2200 metra katror, me kapacitet pranimi prej 200 fëmijësh, kushte, hapësira pune e rekreacioni sipas standardit europian, Ferizaj së shpejti nis ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë në kompleksin e shkollave afër Eurogomës, investim nga MASHT dhe Komuna e Ferizajt.Këtë dakordim e konkretizuam edhe me marrëveshjen e nënshkruar sot me Ministrin e ri të Arsimit, Ramë Likaj. Urime prindërve ferizajas, strehën më të re e më moderne për të vegjlit e tyre, e cila do të ngreh shtatin së shpejti” ka shkruar Agim Aliu.