19,11,2024

Bytyqi: Rruga “Madeleine Albright” kthehet së shpejti në funksion

Must Read

Rruga “Madeleine Albright”  në Ferizaj, ku edhe po zhvillohen punimet e projektit  “Bashkimi i Qytetit” shumë shpejt do të  lëshohet për qarkullim të automjeteve.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi,  në një intervistë për Televizionin Tema ka thënë se këto ditë do të  fillojnë punimet  intensive  tek rruga “Dëshmorët e Kombit” , kurse rruga Madeleine Albright”  do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

‘ Në pjesën ku do të fillojnë punimet, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  natyrisht se  ajo pjesë do të mbyllet për qarkullim deri sa të përfundohet vendosja e pllakës. Pas vendosjes së pllakës kjo pjesë prapë mund të lëshohet në qarkullim. Sipas dinamikës së paraparë  kjo pjesë e rrugës shumë shpejtë do të jet e përfunduar, vetëm  sa të kaloj edhe koha  e paraparë për forcimin e betonit  në atë pjesë” ka thënë Bytyqi

Ndërsa sa i përket punimeve të nisura në oborrin e shkollës  “Gjon Serreçi”, Bytyqi ka thënë se aty janë duke punuar në rrjetin  e kanalizimit atmosferik.

“Te pjesa e shkollës “Gjon Serreçi” kanë filluar  punët në rregullimin e kanalizimit atmosferik. Këto punë kanë qenë të domosdoshme para se të filloi pjesa kryesore e  projektit në atë pjesë të rrugës. Kjo ka qenë një hap i domosdoshëm  dhe e kuptoj që kemi shkaktuar  vështirësi në komunikacion, për çka u kërkoj falje    pjesëmarrësve në  komunikacion por ka qenë një hap i domosdoshëm. Më vonë sipas projektit ky segment i rrugës nga shkolla “Gjon Serreçi”  dreri tek restoran “Orchide”   do të pësoj ulje  për shkak të  punëve të nënkalimit, por për këtë pjesë si alternativë është paraparë rruga “Latif Hasani”, por kjo është e paraparë në një fazë më të vonshme” ka thënë Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img