28,12,2024

Lëndohet një person nga bombola e oksigjenit në Spitalin e Ferizajt

Must Read

Një person është lënduar mbrëmë pas mesnate në Spitalin e Ferizajt pas shpërthimit të rregullatorit të bombolës së oksigjenit. I lënduari ishte duke u kujdesur për babain e tij të shtrirë në këtë spital pas infekimit me virusin korona. Drejtori  i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se shpërthimi i rregullatorit ka ndodhur teksa i lënduari ka tentuar ta rregulloj vet oksigjenin. Megjithatë, ai theksoi se gjendja e tij është e mirë.

“Në orën 1 pas mesnatës në repartin e Interno-s ku është duke u bërë trajtimi i rasteve me Covid-19 fatkeqësisht një rregullator i bombolës së oksigjenit ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk kemi lëndime tek pacientët apo tek personat përgjegjës që merren me ndërrimin e bombolave, mirëpo edhe përkundër personit përgjegjës që i ka referuar familjarit të pacientit të mos e prekë bombolën përkundrazi ai ka dashur t’i ndihmoj në njëfarë mënyre dhe i ka djegur pak duart, por që gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë lëndim që duhet të shqetësohemi”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se kjo është hera e dytë që po ndodhë një gjë e tillë për shkak të përdorimit të shumtë të bombolave të oksigjenit, të cilat janë të parapara të përdoren më pak se 24 orë.

 “Kjo është hera e dytë që kemi një shpërthim të rregullatorit të bombolave të oksigjenit, herën e parë është lënduar një infermiere dhe menjëherë e kemi thirrur Inspektoratin e Punës që të bëj verifikimin ku është problematika tek rregullatori, kualiteti i rregullatorit, apo tek puna shumë e madhe e rregullatorit ku në 24 orë i kemi pacientët në oksigjeno-terapi dhe jemi duke pritur përgjigjen nga ta. Mirëpo, përkundër këtij fakti, ne jemi konsultuar me shumë ekspertë të oksigjenit dhe ata na kanë referuar që bombolat nuk janë të dedikuara për punë 24 orëshe dhe ato pjesë përbërëse të rregullatorit dëmtohen, ndërsa ne jemi duke i përdorur më shumë se 24 orë“, tha Zeqiri.

Në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar 41 pacientë, prej tyre 33 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy raste janë me ventilim mekanik. Sipas drejtorit të Spitalit, 3 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. 

Gjatë kohës sa ekipi i Televizionit Tema qëndroi në Spitalin e Ferizajt, nga aty u nxorën dy ku foma. Lidhur me këtë, drejtori i Spitalit tha se nuk mund të jap detaje, pasi përgjegjës për vd ekje të pacientëve të prekur me Covid-19 është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img