Biznismeni dhe Asamblisti ferizajas, Lulzim Grainca ka ofruar 10 bursa për studentët ferizajas.
Grainca përmes zyrtarit për rini në DKRS në Ferizaj Agon Zhinipotoku ka bërë publike se do të ndajë 10 bursa për studentët me gjendje të vështirë ekonomike.
Për të fituar këto bursa mund të aplikojnë studentët :
– Me gjendje të vështirë ekonomike
– Të jetë në vitin e dytë akademik
– Me notë mesatare mbi 7.5
– Të jetë banor i komunës së Ferizajt
Aplikimi për të fituar këtë bursë është deri më 16 Tetor 2020.
Aplikacionet duhet ti dërgoni në email zhinipotoku90@hotmail.com
Kujtojmë se biznesmeni Lulzim Grainca, u tregua solidarë edhe gjatë kohës së pandemisë , ku për qytetarët ferizajas shpërndau 10 mijë kilogram miell, inisiativë e parë për të ndihmuar qytetarët në ato ditë më të vështira.