26,11,2025

Basha: Ndaluam përpjekjen e Ramës për kapjen e drejtësisë

Must Read

Pas miratimit të reformës në drejtësi, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhej në sallën e Kuvendit gjatë votimit, ka deklaruar se kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët.

“Ky është nje ogur i mirë për të gjithë shqiptarët, i arritur jo sipas kufijve të vendosur pa të drejtë nga politika. Kjo është një betejë që duhej t’i kishte bashkuar shqiptarët 1 vit e gjysmë më parë, – tha Basha jashtë Parlamentit. – Edhe ditën e fundit të mbylljes në proces, kjo mazhorancë nuk e donte opozitën për të damkosur këte proces që u kthye në një betejë politike. Ata bënë gjithçka per t’i ikur konsensusit. Kjo është fitorja e gjithë shqiptarëve. Jam kenar që isha pjesë e kësaj fitoreje, – shtoi kreu i PD-së.

“Edhe ditën e përmbylljes me sukses të reformës, ata që nuk e duan dhe nuk e deshën opozitën, që bënë gjithçka për t’i ikur, që bënë gjithçka për damkosjen e procesit që u verbuan nga konstatimi i kancelares Merkel, i autoriteteve më të larta evropiane dhe auratlantike për një reformës të standardin euro-amerikan. Opozita luajti një rol qëndror kundër përpjekjes së rrezikshme të Edi Ramës për kapjen e sistemit të drejtësisë, për nënshtrimin e këtij pushtetit”, – vijoi Basha.

Më tej ai theksoi se beteja e ardhshme për Partinë Demokratike do të jenë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img