
Libra pretendon se ka qenë partia e parë që e ka propozuar idenë për këtë projekt: ”Partia Demokratike publikoi dje kopjen më të fundit që ajo po i bën gjithmonë e më shpesh LIBRA-s. PD na ofroi si një mënyrë të sajën origjinale pikërisht atë proces që LIBRA, ka ofruar në 6 Janar tek anëtarët e saj”, thuhet në reagimin Libras.
“Deputetët e LIBRA do të zgjidhen me votim të hapur publik në anëtarësi dhe kriteri i vetëm që do i skualifikojë është dënimi penal. Libra kërkon të cojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të tjera që sot po përpiqen të tregojnë me kopje se kanë ndryshuar. Secili prej anëtarëve tanë mund të jetë deputet”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ky kundërshtim erdhi pas propozimit të Partisë Demokratike, që kandiadatët për deputetë t’i zgjedhin qytetarët në metodën online. /Lajmi.net/