04,02,2026

Bahtiri: Muri në Mitrovicë do të jetë deri në 80 centimetra

Must Read

“Plani i cili u arrit në Bruksel nuk është i prekshëm. Këtë plan që e ka marrë përsipër BE është duke shkuar në mënyrë perfekte”, ka thënë ai. “Muri është aksident,” ka shtuar ai.

Sipas Bahtirit, muri është ndërtuar në siç ka thënë ai, “pjesën e dytë të projektit” nga Komuna e Mitrovicës Veriore.

“Ata do të bëjnë një shesh, ashtu siç ne e kemi bërë në pjesën jugore”, ka thënë Bahtiri në një intervistë për Klan Kosovën.

Por, ai ka thënë se ky shesh është bërë në mënyrë të gabueshme, duke iu referuar murit, dhe ka njoftuar se është pajtuar edhe me homologun e tij të pjesës veriore që ky mur të “shkurtohet” deri në 80 centimetra.

Bahtiri ka thënë se kryetari i Mitrovicës Veriore, Rakiq, dëshiron një plato në atë pjesë, “por qëndrimi ynë ka qenë që ai të rrafshohet”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img