13,06,2025

“Bac, edhe oborrin e shkollës e murrën”. Sërish protestojnë nxënësit dhe banorët e Prelezit

Must Read

Nxënësve dhe banorëve të Prelezit të Jerlive më 17 shtatorë i’u desht prapë të kundërshtoj vendimin për privatizimin e oborrit të shfmu “Ismail Qemali”.

Sot nxënësit në shenjë revolte bojkotuan mësimin dhe bashkë me prindër organizuan një protestë paqësore para objektit të komunës së Ferizajt.

Mes posterëve që kishin përgatitur ndër ta ishte edhe mbishkrimi “Bac, edhe oborrin e shkollës e murrën” i cili ishte mjaft prekës.

Protesta ishte paralajmëruar në stacionin policorë Ferizaj dhe ishte kërkuar ruajtja e qetësisë edhe nga KFOR-i Amerikan, të cilët u premtuan nxënësve dhe prindërve se do ti përkrahin deri në zgjidhjen e problemit.

Nga burimet tona brenda fshatit na është bërë e ditur se bojkoti mësimorë dhe protesta do të vazhdojnë të hënën, më 23 shtator.

Ndërkohe “blerësi” i oborrit të shkollës ka filluar punimet me 12 shtatorë.Ai ka dëmtuar rrethojat e objektit shkollorë dhe është futur brenda me eskavatorë.

Për zhvillimet e reja rreth ngjarjes do të ju mbajmë me kohë të informuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img