18,11,2024

Autoritetet të gatshme të përballen me përshkallëzimin e mundshëm

Must Read

Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se janë të përgatitura të përballen me çfarëdo situate të mundshme në aspektin e sigurisë. Këto deklarata zyrtarët e policisë i kanë bërë pas paralajmërimeve të partive politike opozitare se në rast të miratimit të marrëveshjesh së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ato do të mund t’i radikalizojnë mjetet e tyre për të kundërshtuar dhe parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se policia është e gatshme të përballet më çdo situatë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në vend.

“Mund t’ju konfirmojmë së Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr dhe do t’i ndërmerr bazuar në ligj dhe Kushtetutë të vendit duke pas si objektiv gjithnjë garantimin e rendit dhe sigurisë zbatimin e ligjshmëri në Republikën e Kosovës duke pas parasysh edhe respektimin e të drejtave njerëzore si e drejtë e garantuar”.

“Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për të garantuar sigurinë e përgjithshme në vend dhe për tu ballafaquar më çfarëdo situatë që mund të paraqitet”, tha Hoxha.

Deputetet nga partitë politike opozitare në një nga mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë paralajmëruar se nëse Kuvendi ratifikon këtë Marrëveshje, kundërshtimi do të jetë i masave radikale që do të mund të reflektonte në gjendjen e gjithanshme të sigurisë në vend.

Ata madje kanë thënë se do t’i përdorim edhe format jo konvencionale si mjet për arritjen e qëllimit.

Profesori Abit Hoxha njohës i çështjeve të sigurisë tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht me gjithë këto paralajmërime, nuk ka indikacioni se mund të ketë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë.

“Paralajmërimet për përshkallëzim të situatës së sigurisë nga partitë politike në kuptimin formal të fjalës nuk janë kërcënime reale për sigurinë e Kosovës”.

“Fatkeqësisht në Kosovë po shihet se me kërcënimet e fundit ndaj individëve të cilët punojnë për çështje të caktuar brenda autoriteteve të Kosovës, brenda Qeverisë së Kosovës, komisioneve të ndryshëm, janë kërcënimet ndaj tyre që mund ta përshkallëzojnë situatën e sigurisë”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Hoxha thotë se autoritete e rendit duhet të jenë të gatshme për çfarëdo situate.

“Policia e Kosovës duhet të ketë plan veprimi për çdo protestë t’i mbrojë qytetaret e Kosovës. Edhe protestuesit duhet të shohin policinë e Kosovës me një sy pak ma miqësor jo armiqësor. Policia e Kosovës është për qytetarët e Kosovës. Nuk është për qeverinë apo për protestuesit, por është për qytetaret e Kosovës”, tha Hoxha.

Tutje, Hoxha ka thënë se partitë politike betejat e tyre politike i kanë dhe duhet tizhvillojnë brenda Kuvendit të Kosovës dhe ato të zhvillohen në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës se Kosovës.

Ndryshe situata e sigurisë në përgjithësi në Kosovë sipas autoriteteve të rendit vlerësohet të jetë stabile, ndonëse javët e fundit, janë sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, është gjuajtur me gurë ndërtesa e qeverisë, kurse në shtëpinë e kryetarit të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Murat Meha, ishte gjetur një granatë dore. /REL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img