18,11,2024

Asfaltohet rreth 1 kilometër rrugë në Sojevë të Ferizajt

Must Read

Infrastruktura në zonën rurale të Ferizajt mbetet në vëmendjen e qeverisjes lokale të drejtuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu. Përveç dhjetëra projekteve të finalizuara në fshatrat e Ferizajt, e që kryesisht kishin të bënin me rregullimin e infrastrukturës rrugore, sot u finalizua edhe një projekt i rëndësisë së veçantë, ai i asfaltimit të rrugës “Mali” në Sojevë të Ferizajt.

Kjo rrugë me gjatësi afro 1 kilometër, u asfaltua sot, në kuadër të projekteve të qeverisjes lokale për rivitalizimin e zonave të caktuara në hapësira rurale, projekt ky që i shton mundësitë për banorët e kësaj zone, duke i ofruar pikë së pari, lehtësi qarkullimi.

Për të ndjekur nga afër punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky i fundit tha se ky projekt por edhe projekti për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Sojevë, e bëjnë këtë të fundit, një fshat me infrastrukturë modern dhe të kompletuar në pikëpamje infrastrukturore.

“Jemi në fshatin Sojevë, gjegjësisht në rrugën “Mali” ku po bëjmë asfaltimin e kësaj rruge. Bëhet fjalë për një projekt modern i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës së fshatit Sojevë, pasiqë është një rrugë që mund të shfrytëzohet edhe për tranzit. Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi rreth 5 metra. Besoj që kjo do të ndikoj në lehtësimin e qarkullimit të banorëve të fshatit Sojevë. Bëhet fjalë vetëm për fillimin e investimeve në fshatin Sojevë, pasiqë ne nuk do të përfundojmë investimet në këtë fshat vetëm me këtë projekt. Gjatë kësaj jave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për ujësjellësin në fshatin Sojevë, një projekt i pritur gjatë nga banorët e fshatit poashtu edhe rrugicat tjera që kanë mbetur në këtë fshat, gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë me asfaltimin e tyre. Besoj që me përfundimin e ujësjellësit dhe këtyre rrugicave, fshati Sojevë do të ketë të përfunduar infrastrukturën dhe do të jetë një fshat modern me infrastrukturë moderne” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img