04,03,2025

Arrestohet një person për vjedhje në Ferizaj 

Must Read

Me datën 10.10.2023, rreth orës 22:00, policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se një person në një qendër tregtare në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’në Ferizaj kishte vjedhur disa artikuj ushqimor.  Njësia e Hetimeve i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. 

Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin I.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove. 

I dyshuari I.D, rreth orës 23:45 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img