24,12,2025

Arrestohet një person nën dyshimin se e ka shantazhuar një femër se do t’ia publikojë fotot dhe video-incizimet intime nëse nuk i jep para.

Must Read

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 24.12.2025 Me datë 24.12.2025, pas një pune intensive hetimore nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj, është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img