11,09,2025

Arrest shtëpiak kundër të pandehurit S.R. që aksidentoi këmbësorin në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se më 24.01.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.

Përmes komunikatës për medie, Gjykata e Ferizajt ka bërë të ditur se tri ditë më parë, i pandehuri kishte aksidentuar një këmbësor, i cili nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

“Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas komunikatës “gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 24.01.2021, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe gjendjes së rrugës, dhe duke mos i kushtuar kujdes këmbësorit që ishte duke lëvizur nga ana e majtë për në anën e djathë në drejtim të lëvizjes së automjetit, tani të ndjerin N.P. e hedh mbi automjet dhe këmbësori përplaset në rrugë me ç’ rast nga plagët e marruara në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vde kjen e tij”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img