20,11,2024

Aliu pret përkrahje nga qeveria e re e Kosovës

Must Read

Kanë kaluar më shumë se dy javë që nga formimi i Qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti. Këtë ndryshim në vend, kryetari i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu e vlerëson si të mirë duke thënë se bashkëpunimi me qeverinë e re për realizmin e projekteve në zhvillim e sipër do të vazhdojë. Ai njoftoi se në Qeveri tashmë kanë dërguar projektet për të cilat Ferizaj ka nevojë të financohen nga buxheti i ri i Kosovës, transmeton Televizioni Tema.

“Njëra nga punët prioritare që e pret qeverinë e re, që në fakt lidhet shumë edhe me angazhimet që kemi ne si qeveri lokale, është miratimi i ligjit të buxhetit për vitin 2020 që pastaj e hap perspektivën për inicimin e procedurave, respektivisht për zhvillimin e projekteve, por gjithsesi është lajm i mirë themelimi i qeverisë dhe ne presim që të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e re edhe me Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Agim Aliu.

Për projektin e shumëpërfolur i cili është në realizim e sipër, “Bashkimi i qytetit”, Aliu tha se synon që ai të përfundoj brenda këtij mandati qeverisës.

“Kemi dashur dhe duam që të dëshmojmë para qytetarëve ferizajas dhe para publikut se ne i fillojmë projektet dhe i mbarojmë brenda një mandati dhe njëkohësisht tregojmë edhe për projektet tjera të cilat do të jenë pjesë jo e premtimeve elektorale që janë tejkalim i asaj që ne e kemi premtuar, që të jenë pjesë e realizimit të mandatit vijues tonë, sigurisht pas marrjes në zgjedhjet e ardhshme, por me rëndësi është që t’iu themi qytetarëve se këto projekte do të kenë vijimësi, do të kenë mbështetjen e duhur që të përfundohet në mënyrë të veçantë edhe projekti “Bashkimi i qytetit” pavarësisht dashakeqësisë së caktuar të individëve dhe të grupeve qofshin ato politike apo jo politike”, tha Agim Aliu.

Kryetari i Ferizajt tha se pret mbështetje nga deputetët e rinj që përfaqësojnë qytetin në Kuvendin e Kosovës.

“Pres më shumë edhe nga deputetët e rinj të cilët e kanë përvojën e parë si deputetë që të tregohen dhe të dëshmohen të kthyer me besim pranë atyre që u kanë besuar duke mbështetur projektet që unë i kam dorëzuar tek ata. Unë po besoj që ata do të mbështesin edhe projektet të cilat edhe ata kanë mundur t’i kenë shpalosur para qytetarëve në mënyrë që të kemi një agjendë të qartë se Ferizaj është shumëngjyrësh dhe është i të gjithëve”, tha Agim Aliu.

Në legjislaturën e re, Ferizaj është i përfaqësuar me 8 deputetë, ku 4 nga ta i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje, 1 nga LDK dhe 3 nga PDK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img