26,12,2024

Aktakuzë ndaj 6 serbëve të Bosnjës për krime afër Srebrenicës

Must Read

Ata akuzohen se kanë sulmuar edhe 1000 njerëz të tjerë në rajonin e Srebrenicës në Bosnjën lindore.

Më shumë se 20 vjet pas luftës së Bosnjës që u zhvillua nga viti 1992 – 1995, shumë të dyshuar për krime lufte janë në arrati, ndërsa në këtë shtet ende gjenden viktima nëpër varreza masive.

Të gjashtë personat, të cilët kanë qenë zyrtarë të shtabit të serbëve të Bosnjës në fshatin Skelani, akuzohen për vrasje të civilëve, përfshirë fëmijë dhe organizimin e sulmeve në fshatra, njofton zyra e prokurorit në Sarajevë.

“Në këto sulme, së paku 40 viktima janë vrarë dhe së paku 1 mijë boshnjakë (myslimanë) dhe pjesëtarë të komunitetit romë janë persekutuar nga rajoni i Skelanit”, thotë komunikata.

Forcat serbe të Bosnjës, të ndihmuara nga ish Ushtria Popullore Jugosllave (JNA) e dominuar nga serbët, ka sulmuar myslimanët në Bosnjën lindore në prill të vitit 1992 me qëllim të spastrimit etnik të rajonit.

Skelani gjendet afër Srebrenicës, aty ku forcat serbe të Bosnjës, të komanduara nga Gjenerali Ratko Mlladiq, ka vrarë 8 mijë burra dhe djem në korrik të vitit 1995. Ky konsiderohet krimi më i rëndë në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Vrasjet janë deklaruar si gjenocid nga Tribunali i OKB-së për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Mlladiq po gjykohet nga ky tribunal prej vitit 2012 rreth masakrës së Srebrenicës. Fjalitë përfundimtare në rastin kundër tij do të fillojnë javën e ardhshme. Ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa po u shpallë fajtor nga tribunali, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img