03,02,2026

Aksident me gjashtë të lënduar në Ferizaj

Must Read

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00 në Komunën e Ferizajit,  në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”.

Rastin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona. Sipas tij, të njëjtit janë duke marrë trajtimin mjekësorë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”, ku si pasojë e goditjes në mes dy veturave, janë lënduar gjashtë persona. Ata momentalisht janë bartur në Spitalin e Ferizajt, dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë  Agim  Gashi .

Më tutje, ai ka shtuar se  Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img