28,08,2025

AGK frikësohet se rasti i Grabovcit dhe portalit “Insajderi”, mund të mos zgjidhet si duhet

Must Read
AGK

Sipas AGK-së, tashmë është bërë praktikë që partitë politike dhe njerëzit e fuqishëm në pushtet gjithnjë e më shumë janë duke paditur mediat dhe gazetarët. Kjo është duke ndodhur edhe kur raportimi është i bazuar në fakte dhe bëhet me qëllim të frikësimit të gazetarëve.

“Përdorimi i mjeteve ligjore për të realizuar një të drejtë është metodë demokratike. Mirëpo, marrë parasysh sistemin fragjil të drejtësisë në Kosovë, komuniteti i gazetareve frikësohet se ky rast mund të mos zgjidhet në mënyrë meritore”.

“Për këtë arsye dhe duke mos paragjykuar vendimin final të gjykatës, i rekomandojmë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe instancave të tjera gjyqësore që të shqyrtojnë këtë rast bazuar në standardet e krijuara nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Europës. Njëkohësisht i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së, Këshillit të Europës dhe zyrës së BE-së të monitorojë nga afër rastin gjyqësor kundër gazetës Insajder”, thuhet në komunikatë.

Së fundi, kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të përgatisë dhe të publikojë të dhënat e tij rreth rasteve kundër mediave dhe gazetarëve. Kjo do t’i mundësonte AGK-së të monitorojë zhvillimet në këtë fushë dhe kualitetin e aktgjykimeve./ lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img