11,01,2026

Agim Aliu:Me këngët e saj u rritëm, me zërin e saj u forcuam, ajo nuk ka vdekur, kaherë është përjetësuar, Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Must Read

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Pagarusha, miqve të saj dhe gjithë popullit të Kosovës, me rastin e ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

” Me këngët e saj u rritëm, me zërin e saj u forcuam, ajo nuk ka vdekur, kaherë është përjetësuar, Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Brezave dhe gjithë Kosovës, asnjëherë nuk i vdes zëri i saj në vesh që aq ëmbël e me muzikalitet, shpërfaqi gjuhën shqipe e vlerat më të shtrenjta të muzikës shqiptare. Dritë pastë shpirti i primadonës shqiptare! ” ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu

Familjarët njoftojnë se ka vdekur në moshën 86-vjeçare ylli i muzikës shqip.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, ka shkruar një familjare familjare e saj. Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img