02,07,2025

Agim Aliu zgjedhet nënkryetar i PDK-së

Must Read

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, Nënkryetar;
Shaqir Totaj, Nënkryetar;
Donjet Bislimi Nënkryetar (RDK);
Abelard Tahiri, Udhëheqës i departamentit për çështje organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i departamentit për çështje elektorale;
Blerand Stavileci , Drejtor ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, Udhëheqës i Departamentit për politika programore;
Enver Hoxhaj, Udhëheqës i departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare;
Elmi Reçica, Udhëheqës i departamentit për çështje të diasporës;
Sami Lushtaku, Udhëheqës i departamentit për vlera të luftës;
Xhavit Haliti, Udhëheqës i departamentit për grupe të interesit;
Migjen Kelmendi, Udhëheqës i departamentit për media dhe rrjete sociale;
Muzafer Shala, Udhëheqës i departamentit për rini dhe inovacion;
Safete Hadergjonaj, Udhëheqëse e departamentit për financa dhe anëtarësi;
Bajrush Xhemaili, Udhëheqës i depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, Udhëheqëse e departamentit e çështjeve gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lart demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img