28,11,2025

Agim Aliu: Nënkalimi në Varosh e Nikadin -Një vepër infrastrukturore që flet me cilësi e bukuri (Foto)

Must Read

Gjatë ditës së sotme kryetari i Ferizajt Agim Aliu  së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi shoqëruar edhe nga ekspertë të infrastrukturës e planifikimit urban, ndoqën punimet përfundimtare që po kryhen në veprën madhore infrastrukturore, atë të ndërtimit të nënkalimit për vetura e këmbësorë në fshatin Varosh, pjesë kjo integrale e projektit të transformimit urban “Bashkimi i Qytetit”

I pari i Ferizajt, Agim Aliu  këtë e ka quajtur “Një vepër infrastrukturore që flet me cilësi e bukuri”

“Tashmë edhe pak detaje janë në përfundim e sipër në ndërtimin e veprës infrastrukturore model, atë të nënkalimit për vetura e këmbësorë në Varosh, pjesë e integruar e “Bashkimit të Qytetit”, me të cilën përfundimisht e përherë eliminohen tërësisht rreziqet e qarkullimit mbi hekurudhë, por me patjetër edhe duke shpalosur vizionin e qeverisjes sonë për vepra infrastrukturore të bukura, funksionale, që i japin jo vetëm komoditetin e standardin më të lartë qarkullimit rrugor por edhe bukurinë kësaj zone”  ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img