Agim Aliu: Ferizaj me kyçje të re në Autostradë

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës  për kyqje të re të Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi”  ka uruar qytetarët dhe bizneset  ferizajase.

“Kyçja e re në autostradën “Arbër Xhaferi” si vazhdim i rrugës “Driton Islami” është lajmi më i madh i ditës së sotme. Ky vendim I dha frymë e dimension  të ri zhvillimit të qytetit tonë” ka thënë Aliu.

“Ferizajt iu kthye drejtësia e munguar. Kyçja e re në autostradën “Arbër Xhaferi” si vazhdim i rrugës “Driton Islami” është lajmi më i madh i ditës së sotme. Mundi i Komunës së Ferizajt, deputetëve tanë dhe bizneseve lokale, zëri i fuqishëm i të cilëve në mbrojtjen e kërkesave të Ferizajt, është shpërblyer.

Ferizajasit dhe unë në emrin e tyre falënderoj Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, ministrin Pal Lekaj dhe gjithë akterët që me këtë vendim i dhanë frymë e dimension të ri zhvillimit të qytetit tonë. Urime qytetarëve të Ferizajt! Urime Ferizaj!” ka shkruar Aliu.

Scroll to Top