31,12,2024

Abdullahu: Nga muaji mars qytetarët e Prishtinës do të kenë 24 orë ujë

Must Read

Ai tha se viti 2016 ka qenë viti më i suksesshëm, ka qenë mirë shkalla e inkasimit dhe që flet për një vetëdijësim të mirë ë qytetarëve. Ai tha se në kryeqytet kemi shumë lagje me shërbim 24 orë pra 40 për qind ka pasur shërbim 24 orë, ndërkaq disa tjera shërbime më pak për shkak të kapaciteteve.

Fabrika e ujit në Shkabaj sipas tij, pritet të fillojë në mars të këtij viti, Ai tha se kjo çështje është vonuar sepse fillimi i ndërtimit të saj ka qenë në vitin 2011, ndërkaq tash jemi në 2017, megjithatë është një zgjidhje e mirë.

Ai tha se nga ky projekt do të mund të përfitojnë edhe qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, ku një pjesë e tyre nuk kanë pasur shërbim të mirë gjatë këtyre viteve.

Sa i përket objektit Avdullahu tha se është gjigant me teknologji të përparuar që do të mundësojë shërbime cilësore të ujit për qytetarët.

Ai tha se 2017 do të vazhdojnë investimet për 20 fshatra të Lipjanit dhe Drenasit me rregullimin e furnizimit me ujë, do të përfitojë edhe Komuna e Obiliqit. Pra sipas tij do të ketë investime të shumta në tubacione të ndryshme kur dihet se ato janë të vjetra mbi 50 vjet.

Sa i përket faljes së borxheve ai tha se qytetarët e kanë pritur momentin e fundit dhe se nuk janë të kënaqur shumë, megjithatë janë të kënaqur me inkasimin e vitit të kaluar që janë dikund mbi 13 milionë euro./RTK/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img