18,11,2024

A është Lutfi Haziri kandidat i duhur për kryetar të LDK-së, flet Haki Abazi

Must Read

Një nga kanditatët kryesor për kryetar të LDK-së, është Lutfi Haziri, i cili tash së fundi ka pohuar se do të kandidoj për këtë post.

Opinionisti Haki Abazi, e ka vlerësuar si kandidat të papranushëm për kryetar të LDK-së.

Abazi ka thënë se është i afërt me PDK’në dhe përkrahë korrigjimin e kufijëvë që është qëndrim i kundërt prej partisë së tij.

Tutje Abazi e ka kritikuar Hazirin se është i afërt me SHIK dhe se kurrë nuk ka kërkuar dënimin për vrasjet e pas luftës të zyrtarëvë të LDK’së.

Ai ka thënë gjithashtu së LDK I duhet një kryetar që e kthen besimin në partinë,  të jëtë i pakompromis në përpjekjen e shtetndërtimit, zbardhjës së krimeve të pasluftës dhe të bëj atë që Rugova e kishte vënosue si vijë të kuqe, ta mbaj larg Thacin nga pushteti.

Më poshtë mund të lexoni deklaraten e tij të plotë:

Kandidimi i z.Haziri është pothuaj një hap i pritur dhe i parashikuar. Nuk do të ishte aspak cështje sikur z. Haziri të mos kërkonte marrëveshje për udhëhqësinë e LDK-së, dhe konsideroj se përkufizimi i kërkesës për marrëveshje përbën në mënyrë imlicite një tëndencë për të anashakluar formën demokratike dhe respektin e statutit të partisë.

Z. Haziri është një pjestar i kahmotshem i LDK-së, por gjithashtu edhe kosniderohet shumë shpesh edhe i afërt me strukturat e PDK-së, në fakt nuk e kam dëgjuar z. Hazirin asnjëherë duke kërkuar llogari dhe përgjgjësi nga PDK dhe SHIK për krimet e bëra ndaj antarëve të LDK-së dhe fytyrave eminenete të LDK.

Z. Haziri gjithashtu ka treguar afërsi me z. Thaci për ndryshimin e kufinjëve që mund të kuptojë se ka një numër votuesish nga lugina, por cfarë nuk kuptoj është se ky qëndrim është i kundert me atë të partisë, dmth LDK. Ajo që unë dhe z. Haziri dallojmë në fundament është mardhnia e LDK me spektrin poltik, përkateisht kundrejt PDK dhe LVV.

Z. haziri nuk ka hezituar që të dalë haptas kudër LVV, perderisa ka lënë gjithmonë të hapur derën për bashkëpunim dhe koalcione me PDK, nejtë sikur që kishte bërë kur LDK hyri në koalcion me PDK nga i cili doli e tradhëtuar meqë Thaci dhe Veseli pasi realizuan qellimin e tyre e hodhen LDK si një leckë. Në princip me Z. haziri LDK do të vazhdonte në rrjedhën e tanishme që është një lëvizje e kërmillit më shumë gjasë e përcjelljës së rrjedhave dhe proceseve me klakulime individuale ,përderisa mendoj qe LDK i duhet një lider i i ri,i pakomprmis dhe që nuk ka të kaluar në komprmiset e bëra qoftë në bisedat në vjene apo në marrëveshjet me PDK.

LDK dhe anëtarësisë se saj i duhet kthyer besimi se lidershipi i ri perveq se do te jetë i pakmprmis në shtetndertim, do të luftojnë zbardhjen e vrasjeve të njerëzve eminent të LDK dhe do të sjellë drejtësi duke bërë atë qe lideri saj Ibrahim Rugova kishte vënë si vijen e kuqe e ajo ka qenë që Thaci te mos i jepet mudesia që të sabotojë dhe shantazhojnë shtëtesinë e Kosoves.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img