28,11,2025

A do të hiqet taksa? Veseli e Haradinaj takojnë ambasadorin amerikan

Must Read

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj e takojnë sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Takimi do të mbahet në orën 12:00, në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, raporton Gazeta Express.  

T7 ka raportuar dje se takimi i sotëm po mbahet me ftesë të kryetarit të Kuvendit për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

SHBA-ja ka intensifikuar presionin ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka marrë ftesë që gjatë këtyre javëve të marrë pjesë në organizimin e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Ai ditë më parë tha se me gjasë nuk do të mundë të shkojë për shkak ‘të klimës së krijuar nga vendosja e taksës’.

Shefi i ekzekutivit deri më tani nuk ka pranuar ta pezullojë taksën prej 100 për qind, ndërsa janë shpeshtuar thirrjet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. /Express/
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img