26,12,2024

10-vjeçari shqiptar: Fillova cigaren kur isha 8 vjeç

Must Read

Ndërkohë, i njëjti fenomen shfaqet edhe në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Edhe këtu, adoleshentët pinë duhan të pa shqetësuar nga stafi akademik.

Fiksi zhvendoset në Elbasan, ku disa fëmijë në këtë qytet pinë duhan rrugëve dhe tregojnë para kamerës “bëmat”. Një i mitur tregon se po bën vite që pi duhan dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

***
SHKOLLA E MESME PROFESIONALE, KAMËZ
Nxënësi- Hajde. Hajde pra.
Fiksi– Ç’a do më japësh?
Nxënësi– Po hajde pra.
Fiksi– Do vish të të them diçka? Më ndihmon me një cigare, teke? (hashash)
Nxënësi– Po moj.
Fiksi– Ke?
Nxënësi– Si s’kam. Ja të pyes këtë shokun.
Nxënësi tjetër– Për tani e do?
Fiksi– Eee
Nxënësi tjetër– Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Përdorues jam vet.
Fiksi– S’ke tani?
Nxënësi tjetër– Jo.
Nxënësi tjetër– Ku do presësh këtu?
Fiksi– Po.
Nxënësi tjetër– Në rregull.
Fiksi– Në rregull?
Nxënësi tjetër– Po.
Fiksi– Të jap lekët? Sa do? Kam një 10-she. Ok?
Nxënësi– Në rregull.
Fiksi– Këtu po të pres, mos u vono shumë, po bëj një xhiro.
Nxënësi– Jo.

Vjen shitësi.
Fiksi– Sa more?
Nxënësi– 2 (teke). Jam përdorues vetë, e pi përditë.
Fiksi– Do ma japësh apo jo?
Nxënësi– Ku ta jap, këtu? Hajde.

Shkojnë në më tutje dhe na jep boçen e kanabisit.
Nxënësi– Të del kjo, të del e madhja.
Fiksi– Vetëm një?
Nxënësi– E di sa është aty?
Fiksi– Ma jep dhe një tjetër.
Nxënësi– Po s’bone 3 (cigare).

SHKOLLA 9-vjeçare “ALEKS BUDA”, LAPRAKË
Fiksi– Ç’a bone, si ja kalove? Ku mund të marr ndonjë qese?
Nxënësi– Veç në lagje. A do me marr ti?
Fiksi– Po.

Flet me shokun tjetër.
Nxënësi– O Ermal, a ke?
Nxënësi tjetër– Kam mbaru, e shita. Sa do, cigare?
Nxënësi– Një teke pra.
Nxënësi tjetër– Tani do ta shohësh ti, kanë ata çunat.
Nxënësi– Te Bernardi?
Nxënësi tjetër– Eee.
Nxënësi– Po e ka të mirë ai, po e kam në lagje, i thotë plakës time,
Nxënësi tjetër– E kanë të mirë këta, mora mbrëmë, q… m…..
Nxënësi– Jo të mirë, po tani e kanë bërë tritol, ja kanë q..r… Çdo tregtar mundohet me e marr mallin më të mirë.
Nxënësi tjetër– Normal.
Nxënësi– Këtu është topmalli? Mrena. O topmall.
Shitësi– Hë ore.
Nxënësi– Ku je ore topmall.

Futen brenda të marrin mallin
Nxënësi– Shëndet.

Pamje kur e dredhin dhe e pinë
Djali– Sa lekë i merrni këto?
Shitësi– 5 (mijë).
Djali– 5 mijë lekë?
Shitësi– Po.
Djali– Është i mirë?
Shitësi– Duhet me e pa qeta. Edhe ky nuk o i keq jo.
Fiksi– Qenka tritol.
Shitësi– Është bar i mirë me r… sh….
Djali– Ta kishe djeg me çakmak.
Djali tjetër– Ça ke bo?
Djali– Hiç t’u pi, si përherë. Sajova në një vend 50 gramë. Ky e di për ça më pëlqen ka një shije të mirë. A ke a do më?
Djali tjetër– Jo mor burrë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img