Ferizaj

Zyrtarja e TEB-it që u arrestua dje u vidhte para klientëve nga xhirollogaritë

By FerizajPress

October 26, 2017

 

Ferizaj.26.10.2017. Zyrtarja e bankës TEB e cila u arrestua dje në Ferizaj, dyshohet se gjatë periudhës një vjeçare, ka tërhequr nga xhirollogaritë private të klientëve të kësaj banke vlera monetare të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi, ka thënë se me urdhër të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprën e pretenduar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, e arrestuara dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës 2015/2016.