Ferizaj

Zyrtarizohet privatizimi i Klubit të Futbollit”Ferizaj”

By FerizajPress

July 06, 2019

Përmes një njoftim të publikuar nga Zyra për Informim e Komunës së Ferizajt, bëhet e ditur se nesër edhe zyrtarisht do të nënshkruhet privatizimi i KF”Ferizaj”.Në këtë njoftim ndër tjerash thuhet se nesër në ora 18:00, në Hotel “Emerald” organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të Klubit Futbollistik “Ferizaj”, nga investitorë anglez dhe vendor.Me këtë akt siç duket klubi është në rrugë të mbarë të ecë dhe zhvillohet pa probleme financiare.Me kalimin nga statuti i klubit si OJQ në Shoqëri Aksionare, klubi trashëgon të gjitha atributet përfshirë sukseset dhe oboigimet që ka.