Lajme

Zyrtari i Komunës ‘gërvish’ me thikë policin

By FerizajPress

August 07, 2018

Rasti ka ndodhur dje në Klinë.

Sipas Prokurorisë së Pejës, rasti ka ndodhur afër stacionit policor.

“Dy persona kanë qenë duke u përleshur afër stacionit policor. Njëri nga ta zyrtar i Pylltarisë në Komunë. Polici ka ndërhyrë dhe aksidentalisht është gërvishtur me thikë nga zyrtari i Komunës”, tha për KALLXO.com Ersan Qavolli, prokuror përgjegjës për media në Prokurorinë e Pejës.

Prokurori tha se sipas informatave që kanë nga Policia, polici është gërvishtur por nuk është therur me thikë.

“Rasti po vazhdon të hetohet”, tha Ersan Qavolli.