Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, po kujdeset që stafit të tij t’iu vie era e mirë. Për këtë çështje Ahmeti ka vendosur që të furnizohet me një set parfumesh për meshkuj. 19 sete të markave të ndryshme i kanë kushtuar buxhetit të komunës së Lipjanit 121 euro që i bie nga 6 euro e gjysmë për një set parfumi, shkruan Gazeta Express.
Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës “Furnizmi me set parfumesh për meshkuj (19 copë)”, tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Elkos”.
Tenderi është nënshkruar më 1 mars të këtij viti./GazetaExpress/