Sport

ZYRTARE: Valon Berisha në Lazio

By FerizajPress

July 03, 2018

Lazio ka zyrtarizuar transferimin e Valon Berishës nga skuadra e Salzburgut. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll është futbollist i ri i ekipit nga Stadio Olimpico. Lazio ka publikuar një komunikatë në uebfaqen zyrtare ku shihet Berisha me uniformën e Lazios, përcjell “lajmi.net”. Berisha ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Lazion. /Lajmi.net/