Lajme

Zyrtare: Tillerson konfirmohet në postin e Sekretarit të Shtetit

By FerizajPress

February 01, 2017

Senati ka votuar me 56 vota për dhe 43 kundër.

Të gjithë republikanët kanë votuar pro Tillersonit, ndërsa shumica e senatorëve demokratë kanë votuar kundër.

Senatori republikan, Bob Corker, që është edhe udhëheqës i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ai është i sigurt që Tillerson do të jetë lider efektiv i Departamentit të Shtetit.