Kroacia u bë skuadra e dytë në Botëror pas Uruguait që e mbylli fazën e grupeve me 9 pikë. Kroatët mundën sonte Islandën, 2:1. Në fazën tjetër, Kroacia ballafaqohet me Danimarkën. Kroatët kanë evituar Francën, që përballet me Argjentinën. Kombëtarja ballkanike llogaritet me të drejtë favoritë ndaj skandinavëve, që sot siguruan vendin e dytë në Grupin C. /Lajmi.net/