Lajme

Zyrtare: Qeveria e Kosovës ndërpret mësimin deri më 27 mars (dokument)

By FerizajPress

March 11, 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjën që mbajti para pak minutave mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti i ftojë anëtarët e qeverisë që t’i miratojnë propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratojë propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Këto janë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit:

Me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus, aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

  1. Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

2. Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.

4. Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

5. Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

6. Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

7. të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

8. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

9. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

10. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

II. Obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe Institucionet tjera relevante, të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij Vendimi.

III. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.