Julian Draxler është zyrtarisht futbollist i ri i Paris Saint-Germain.
Kampioni i Ligue 1 ka konfirmuar blerjen e mesfushorit nga Wolfsburg.
Ai ka nënshkruar kontratë në Parc des Princes deri më 2021, përcjell “lajmi.net”.
“Me kënaqësi dhe gëzim të madh ju njoftoj se jam transferuar në Paris Saint-Germain”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit.
“Për herë të parë në karrierën time, do të zbuloj një shtet të ri, një kampionat të ri dhe jam krenar që do ta jetojë këtë fazë të re në një klub që është bërë pikë referimi në Evropë, që ka transferuar shumë futbollistë të mëdhenj”, u shpreh Draxler. /Lajmi.net/
.