Ferizaj

Zyrtarë nga MAPL-ja vizitojnë komunën e Hanit të Elezit

By FerizajPress

June 09, 2016

Me qëllim të realizimit të Planit gjithëpërfshirës të Monitorimit të Komunave për vitin 2016, ekipi nga MAPL-ja Kujtim Ali, Teuta Fazliu, dhe Shkëlqim Jakupi vizituan sot komunën e Hanit te Elezit Për të realizuar këtë proces, është organizuar takim i përbashkët ku prezent ishin, Kryetari i komunës Rufki Suma Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Qamush Brava Nënkryetarin e komunës Menduh Vlashi, zyrtari ligjor, zyrtari përgjegjës për çështje pronësoro juridike, zyrtari për transparencë komunale, zyrtari përgjegjës për bashkëpunim ndër-komunal, zyrtarin për të drejtat e njeriut si dhe zyrtari për integrime evropiane.. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e komunave për nivelin e kompetencave komunale . Objektivat e monitorimit nga zyrtarët e MAPL-së ishin: 1. Monitorimi i funksionimit të organeve të komunës në zbatimit të legjislacionit-rishqyrtimi i akteve të kundërligjshme 2. Menaxhimi i pronës Komunale 3. Transparenca Komunale 4. Integrimet Evropiane -Bashkëpunimi Ndërkomunal dhe Komunal Ndërkombëtar 5. Të drejtat e njeriut; Qëllimi i kryesor i planit të monitorimit është ngritja e efektivitetit të organeve të komunave në ushtrimin e kompetencave, përmirsimi i ofrimit të shërbimeve komunale si dhe përkrahja dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Organeve të komunave. Nga të dhënat e Monitorimit të Komunave, zyrtarët e Ministrisë do të hartojnë raportet individuale për komuna të cilat do të publikohen në Web faqen zyrtare të MAPL-s