Zyrtare nga Interpoli: Nuk do ta arrestojmë Thaçin

By FerizajPress

June 15, 2016

Urdhër-arrestimi për Hashim Thaçin është lëshuar para 10 viteve, por tani nuk do të “preket” presidenti derisa është në postin e kreut të shtetit të Kosovës, ka thënë Pavlović në një intervistë për TV N1.

“Kjo nuk do të thotë se vendimi është anuluar, mirëpo është vendosur se përderisa personi në fjalë është në detyrë dhe me imunitet, nuk do të arrestohet. Urdhër arresti vetëm është pezulluar”, ka thënë kreu i Interpolit në Bosnje, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Dragan Mektiq ka thënë se Shërbimi i Sigurimit në Bosnje dhe Hercegovinë ka marrë informacione se ky urdhër-arrest është pezulluar për Hashim Thaçin.

The post Zyrtare nga Interpoli: Nuk do ta arrestojmë Thaçin appeared first on Lajminet.