Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e reshjeve të dendura të shiut, shkruan Panorama Sport.
Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor ‘Reshit Rusi’.
Takimi i parë që do të luhet në ‘Loro Boriçi’ pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia.
.