Sport

ZYRTARE: Mateo Kovacic lojtar i Chelsea

By FerizajPress

August 09, 2018

Reprezentuesi kroat në sezonin e ri do të vesh fanellën e ‘Bluve’ të Londrës. Chelsea në faqen zyrtare të klubit shprehet e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kovacic. 24 vjeçari i është bashkuar Chelsea me formulën e huazimit një vjeçar. “Jam më të vërtet i lumtur që jam këtu në Chelsea. Është një ndjenjë e mahnitshme”, ka deklaruar Kovacic. “Do të përpiqem të bëjë më të mirën për këtë klub. Kjo është një ligë e re për mua, fillimi është gjithmonë i vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e rinj do të më ndihmojnë dhe pres një sezon të mirë”./Lajmi.net/