Skuadra e Manchester United ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Daley Blind në Holandë. “Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar Daley Blind”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze. Blind 29 vjeçar pikërisht nga skuadra e Ajaxit në vitin 2014 i ishte bashkuar Manchester United. Në këto katër vite, Blind ka regjistruar 90 paraqitje për Unitedin, duke shënuar edhe katër gola./Lajmi.net/