Riyad Mahrez është edhe zyrtarisht futbollist i Manchester Cityt. Ai është prezantuar me fanellën numër 26 të skuadrës së re, përcjellë “Lajmi.net”. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manchester Cityt. Guardiola është i përkushtuar për të bërë futboll sulmues, që më konvenon mua”, deklaroi Mahrez. “City po e ridefinon futbollin anglez andaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, shtoi ai. Ky transferim i ka kushtuar Cityt 60 milionë funte. /Lajmi.net/
Your new number 26!@Mahrez22 #welcomeriyad pic.twitter.com/g1UMciVY4P — Manchester City (@ManCity) July 10, 2018