Mbrojtësi francez ka lënë Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës angleze. Everton në faqen zyrtare të klubit, i ka uruar mirëseardhje Lucas Digne. Mbrojtësi i krahut të majtë që numëron 25 vite, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Evertonin. “Evertoni është skuadër e madhe me histori të jashtëzakonshme. Dua të luaj, të fitojmë dhe të kënaqim tifozët me lojën tonë të bukur”, ka thënë Digne për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/