Klubi brazilian ka zyrtarizuar dy oferta për mbrojtësin, një nga Juventusi dhe një nga Atletico Madridi.
“Kemi pranuar dy oferta, një nga Juventus dhe një nga Atletico Madrid. Jemi të gatshëm që të negociojmë me dy klubet në javët e ardhshme”, deklaroi presidenti i Sao Paulos, Carlos Augusto Barros Silva, përcjellë “lajmi.net”.
Ai konsiderohet ndër mbrojtësit më premtues të futbollit brazilian. /Lajmi.net/