Sport

Zyrtare: Klubi shqiptar merr trajnerin e Series A

By FerizajPress

October 09, 2016

Pas largimit të Çezare Bexhit nga drejtimi i durrsakëve, këta të fundit kanë gjetur një tjetër emër nga përtej Adriatikut për t’i dorëzuar drejtimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit.

Bëhet fjalë për Alberto Bollino, ish-futbollist italian dhe trajner i ekipeve në kategoritë e ulëta italiane apo akademive për shumë vite para se t’i bashkohej Edi Rejas, duke u bërë ndihmësi i tij në skuadrat e Lacios dhe Atalantës.

60-vjeçari ka pranuar ofertën që i është bërë nga drejtuesit e klubit dhe do të vihet shpejt në drejtimin e skuadrës, duke vazhduar punën e lënë në mes nga Bexhi, me synimin për të larguar sa më parë ekipin nga vendet e fundit në klasifikimin e Superiores.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.