Tottenhami ka thyer një rekord në Premierligë. Londinezët nuk e kanë transferuar asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të verës, përcjellë “Lajmi.net”. Tottenhami bëhet ekipi i parë në histori të Premierligës, që e bën një gjë të tillë. Sipas mediave angleze, ndërtimi i stadiumit të ri prej 850 milionë funtesh ka bërë që Spurs të kursejnë para në këtë vit. /Lajmi.net/