Lajme

Zyrtare: Këta janë kandidatët e VV’së për kryetarë të komunave

By FerizajPress

August 08, 2017

Deri më tani Vetëvendosje ka zyrtarizuar 4 kandidatë për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net, se procesi zgjedhor për komunat tjera do të zhvillohet në ditët e ardhshme.

“Deri me tani janë votuar Shpend Ahmeti në Prishtinë, Agron Avdijaj në Istog, Selatin Retkoceri në Lipjan dhe Salih Salihu ne Viti. Në Qendrat e tjera procesi zgjedhor do të zhvillohet në ditët në vijim”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Vetëvendosje emërimin e kandidatëve më të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale është duke e zhvilluar më atë të votimit të anëtarësisë së saj, ku kandidatët e propozuar nga qendrat  e kësaj partie i nënshtrohet votimit të anëtarësisë.

Vetëvendosje aktualisht udhëheq vetëm me komunën e Prishtinës që e kishte fituar në vitin 2014 me kandidatë Shpend Ahemtin, i cili pas balotazhit kishte fituar ndaj Isa Mustafës së LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit, VV kishte dalë si partia e parë në 10 komuna. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.