Valon Berisha do ta humb ndeshjen e madhe të Lazios në udhëtim te Juventus. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk është ftuar nga ekipi i tij për ballafaqimin e madh sonte në Torino. Berisha ende nuk është rikuperuar nga lëndimi për të debutuar me Lazion në Serie A, përcjell “lajmi.net”. Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri i Lazios, Simone Inzaghi për takimin ndaj Juventusit. Portierët:Guerrieri, Proto, Strakosha; Mbrojtësit: Acerbi, Basta, Bastos, Caceres, Durmisi, Marusic, Radu, Wallace; Mesfushorët: Badelj, Cataldi, Leiva, Luis Alberto, Lulic, Milinkovic, Murgia, Parolo; Sulmuesit: Caicedo, Correa, Immobile, Rossi.