Lajme

Zyrtare: Fushata zgjedhore nis më 25 shtator

By FerizajPress

August 27, 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetor, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet.

Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve që kanë mbetur 42 ditë prej sot.

Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor