Ferizaj

ZYRTARE: FC Ferizaj prezanton 4 transferime të reja nga Ghana.

By FerizajPress

August 16, 2019

16.08.2019 – Ferizaj. Sot skuadra e Ferizajt ka prezantuar 4 transferimet e reja nga Ghana.

Asamoah Samuel (mesfushorë), Prince Kwabena Owsu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e rradhës të klubit.

“Ne si klub presim shumë nga këta futbollistë, të cilët ishin ndër më të mirët në klubet e tyre. Së bashku edhe me futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar dhe me transferimet e reja, besojmë që do të jemi skuadër stabile. Për çdo ndryshim brenda klubit, do të jeni të informuar me kohë nga faqja e vetme dhe zyrtare e klubit.” thuhet në njoftimin lëshuar nga FC Ferizaj