Emre Can është prezantuar si futbollist i Juventusit. Ai u shpreh shumë i lumtur me kalimin te klubi torinez, përcjellë “Lajmi.net”. “Kam pasur shumë oferta, por ajo e Juventusit më bindi më shumë”, deklaroi Can. “Projekti i klubit është i madh, andaj e pranova ofertën. Jam shumë i lumtur”. “Skuadra më ka pritur për mrekulli, shokët e ekipit më pyetën si po ndihem dhe si i kalova pushimet”. Ai premtoi më të mirën nën fanellën bardhezi. /Lajmi.net/